Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutimi në Mirditë/ 45-vjeçari Lleshi po shkonte në punë, i zunë pritë. Në vendngjarje gjenden 18 gëzhoja

schedule09:46 - 15 Qershor, 2026

schedule 09:46 - 15 Qershor, 2026

Detaje të reja zbardhen lidhur me ekzekutimin e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mirditë, ku viktimë mbeti 45-vjeçari Valter Lleshi.

ABC News mëson se ai ka qenë i vetëm dhe po shkonte në punë me automjetin e punës.

Atij i kanë dalë përpara disa persona dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku. Në vendngjarje janë gjetur rreth 18 gëzhoja.



45-vjeçari Lleshi u gjet i vdekur në automjetin e tij, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, aksin rrugor Reps–Spaç.

Lleshi ishte punonjës në hidrocentralin e Repsit.

Vetëm pak kohë më parë, në makinën me të cilën punonte në firmën që po ndërtonte hidrocentralin, i ishte vënë lëndë shpërthyese, e cila nuk shpërtheu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!