U thumbua më shumë se 20 mijë herë nga bletët, zgjohet nga koma i riu, si paraqitet gjendja shëndetësore

schedule12:40 - 4 Shtator, 2022

schedule 12:40 - 4 Shtator, 2022

20-vjeçari nga Ohio, SHBA, i cili mori më shumë se 20 mijë pickime bletësh teksa priste degë pemësh, u zgjua nga koma. Nëna e tij tha se ai u zgjua nga koma e shkaktuar të mërkurën dhe pritet të shërohet plotësisht, raportoi Guardian.

Një faqe e krijuar për të mbledhur para për shërimin e tij thotë se “Austin është ende aktualisht në spital me probleme me frymëmarrjen. Oksigjeni i tij vazhdon të bjerë dhe ai ende nuk mund të ecë shumë mirë dhe është shumë i paqëndrueshëm, por një pjesë e madhe e ënjtjes është ulur.”

Çfarë ndodhi

Austin Bellamy, 20 vjeç, po ngjitej në një pemë limoni në Ripley, Ohio të premten e kaluar për të ndihmuar në krasitjen e tij, kur aksidentalisht preu një fole bletësh.

“Kur nisi ta presë, aty dolën bletët, dhe ai u përpoq të mbahej diku dhe nuk mundi… Po bërtiste: “Ndihmë! Me ndihmo! Ndihmë!” Dhe askush nuk po e ndihmonte”, tha gjyshja e tij, Phyllis Edwards, për Cincinnati Enquirer.

Bellamy nuk mundi të zbriste nga pema sepse ishte i lidhur. Gjyshja dhe xhaxhai i tij shikonin nga poshtë ndërsa nuk mund të ngjiteshin në shkallë pasi edhe ata u sulmuan nga bletët.

“Ai ishte vetëm i mbuluar me bletë… Ai bërtiste dhe bërtiste duke kërkuar ndihmë”, tha nëna e tij. “Nuk e duroja dot. Dukej sikur kishte një batanije të zezë mbi kokën e tij deri në qafë, deri në duart e tij.”

Shërbimi zjarrfikës tha se bletët ishin një hibrid i bletës perëndimore dhe bletës së mjaltit të Afrikës Lindore, e cila konsiderohet shumë më mbrojtëse se llojet e tjera të bletëve. Shërbimet e urgjencës e transportuan 20-vjeçarin në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Cincinnati, ku mjekët zbuluan se ai kishte gëlltitur gjithashtu rreth 30 bletë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!