Jahti luksoz “007”, emri i të cilit lidhet me agjentin James Bond, është fundosur mbrëmjen e së premtes në ishullin Kythnos, Grequ. Fatmirësisht 5 personat që ndodheshin në bord nuk kanë qenë në rrezik, ndërsa anija është anuar shumë duke bërë që ajo të fundoset në anën e majtë.
“Mbrëmjen e djeshme Autoriteti Portual Kythnos është njoftuar nga Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit L.S.-EL.AKT, se T/G “007” me flamur të Britanisë së Madhe, është fundosur në zonën detare të Gjirit të Kolones, Kythnos me 5 të huaj në bord.
Anija E/P “DELTA II” T.Saronicou 4760 ka shkuar në zonë me një oficer të Autoritetit Portual përkatës në bord, ku ka lokalizuar T/C-në e mësipërme gjysmë të zhytur, në një distancë rreth 15 metra nga perëndimi, anë e plazhit ranor të gjirit të Kolonës.
Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u transferuan në skafin ndihmës dhe më pas në portin e “Mericha” Kythnos. Një hetim paraprak po kryhet nga Porti i Kythnos, ndërkohë që nga ngjarja nuk është vërejtur asnjë ndotje detare”. /abcnews.al