Për të dytën ditë radhazi, fadromat e IKMT-së, kanë zbarkuar në “Prestige Resort”, për të shembur disa pjesë të këtij resorti që ata i konsiderojnë si të ndërtuara pa leje.
Një pamje aspak e zakontë dhe e paprecedentë vjen nga ambientet e resortit këtë të shtunë. Kjo e shtunë, në një ditë pushimi kur resorti është i mbushur plot me turistë vendas dhe të huaj, nuk i ka penguar fadromat e IKMT të shembin një pjesë të pishinave.
Ajo që shihet është se turistët kanë zgjedhur të lahen dhe të pushojnë në shezlonget e vendosura pranë pishinës dhe fadroma e IKMT-së punon pranë tyre.
/abcnews.al/