Fadromat e IKMT-se kanë zbarkuar në plazhin që u bë shkak për arrestimit e shefit të Komisariatit Sarandë Gëzim Bashllari.
Ky i fundit u arrestua pasi AMP dhe Policia e Shtetit ngritën dyshime për përfshirjen e tij dhe tre funksionarëve të tjerë në përfitime të paligjshme.
Stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës prej vit 2022 rezulton në emër të shtetases Arjola Dhrami Bajo e shpallur tashmë në kërkim nga policia.
Avokati i saj Rigels Dervishi e quan të paligjshëm ndërhyrjen e IKMT dhe për këtë thotë se do të depozitojë një kallëzim në Prokurorinë e Sarandës.


