Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Spanja në pritje të eklipsit të Diellit më 12 gusht

schedule07:25 - 7 Gusht, 2026

schedule 07:25 - 7 Gusht, 2026

Spanja po përgatitet për eklipsin total të Diellit më 12 gusht, një nga ngjarjet astronomike më të rëndësishme të shekullit. Për herë të parë pas më shumë se 100 vjetësh, fenomeni do të jetë i dukshëm në mënyrë të plotë nga Gadishulli Iberik.

Autoritetet spanjolle presin mbi 10 milionë vizitorë vendas dhe të huaj përgjatë brezit ku eklipsi do të shihet në tërësinë e tij. Spanja do të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për vëzhgimin e fenomenit, i cili shënon fillimin e një serie të rrallë prej tre eklipsesh të dukshme në vend gjatë viteve 2026–2028.

Për të informuar qytetarët dhe turistët, qeveria spanjolle ka krijuar një portal të posaçëm me të dhëna shkencore, harta interaktive, rekomandime për vendet më të mira të vëzhgimit dhe udhëzime për sigurinë.



Interesi i lartë për ngjarjen ka rritur ndjeshëm kërkesën për syze të certifikuara për vëzhgimin e Diellit. Ministria e Shkencës, Inovacionit dhe Universiteteve, në bashkëpunim me Fondacionin ONCE, do të shpërndajë falas dy milionë palë syze të posaçme, ndërsa furnizuesit kanë dorëzuar tashmë mbi 700 mijë palë për institucione, kompani dhe qytetarë.

Shkencëtarët dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve paralajmërojnë se eklipsi duhet të vëzhgohet vetëm me syze që përmbushin standardet evropiane të sigurisë. Ata theksojnë se syzet e zakonshme të diellit, xhamat e nxirë apo mjetet e improvizuara nuk ofrojnë mbrojtje nga rrezatimi diellor dhe mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme në shikim. Po ashtu, kamerat, teleskopët dhe telefonat inteligjentë duhet të përdoren vetëm me filtra të posaçëm.

Për shkak të fluksit të madh të vizitorëve drejt zonave ku eklipsi do të shihet më qartë, veçanërisht në veriperëndim dhe përgjatë bregdetit juglindor të Mesdheut, Mbrojtja Civile spanjolle ka hartuar një plan të detajuar për menaxhimin e trafikut, garantimin e sigurisë dhe parandalimin e zjarreve.

Ndër qytetet më të favorshme për vëzhgimin e eklipsit renditen La Coruna, Oviedo, Leon, Soria, Valladolid, Bilbao, Zaragoza, Valencia dhe Palma de Majorka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!