Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me zhdukjen pak ditë më parë të biznesmenit shqiptar me banim në Rodos, Xhani Topalli.
Ai ka humnbur kontaktet me familjen që javën e shkuar, por policia ka nisur sëfundmi kërkimet intensive në lidhje me gjetjen e tij edhe pasi familjarët kanë dhënë alarmin pasi nuk iu përgjigjej në telefon.
Pas kërkimeve të para që kryen, policia ka gjetur makinën e tij me dyer të hapura vetëm pak kilometra larg shtëpisë, ndërkohë që celulari rezulton i fikur.
Xhani Topalli është një biznesmen që merret me ndërtime në ishullin grek të Rodosit dhe për herë të fundit është parë ditën e dielë gjatë një takimi mes shokësh në njërin prej hoteleve të zonës.
Policia deri më tani ka këqyrur të gjitha kamerat e sigurisë së porteve dhe aeroportit të Rodosit, por nuk ka mundur të gjejë gjurmë të shqiptarit. /abcnews.al