Ndeshja mes Fiorentina U19 dhe Milan U19, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës “vjollcë”. Golin vendimtar për ekipin e Fiorentinës e realizoi kapiteni i skuadrës, Eljon Toçi.
Në minutën e 48-të të fraksionit të dytë, futbollisti shqiptar u bë heroi për skuadrën e tij. 19-vjeçari që është pjesë e Shqipërisë U21, në këtë sezon ka regjistruar tre paraqitje për Fiorentinën U19, duke gjetur kështu golin e parë.
Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar, Toci ia ka dalë të grumbullohet edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, edhe pse ende nuk ka debutuar në elitën italiane.
Ndërkohë, pas këtij suksesi me golin e Tocit, Fiorentina U19 ngjitet në krye të klasifikimit me 10 pikë pas katër javëve kampionat.