Një shqiptar ka rënë në prnagat e policisë në West Yorkshire, pasi është kapur duke kultivuar 150 rrënjë kanabisi.
Javën e kaluar, oficerët nga Calderdale kryen një kontroll në një shtëpi në veri të Halifax. Me të hyrë ata gjetën një numër të madh bimësh kanabisi në faza të ndryshme të rritjes.
Vijojnë hetimet se si shtetasi shqiptar ka shkuar në Angli, shkruajnë mediat në ishull.
Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire thase rritja e kanabisit është e lidhur thelbësisht me trafikimin e njerëzve dhe Bandave të Organizuara Kriminale (OCG).
“Policia e West Yorkshire i merr këto çështje shumë seriozisht dhe i kërkon publikut të raportojë çdo aktivitet që mund të mendoni se është i lidhur me trafikimin dhe ose rritjen e kanabisit”, tha ai. /abcnews.al