Çmimet e ushqimeve në botë shënojnë rënie për të pestin muaj radhazi

schedule13:31 - 2 Shtator, 2022

schedule 13:31 - 2 Shtator, 2022

Çmimet e ushqimeve në botë kanë shënuar rënie për të pestin muaj radhazi, pjesërisht për shkak të rifillimit të eksporteve nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, sipas OKB-së, sipas The Guardian.

Indeksi i çmimeve të ushqimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), i cili gjurmon ndryshimin mujor të çmimeve ndërkombëtare arriti një maksimum historik në mars pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën.

Që atëherë, indeksi i FAO-s ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, duke rënë me 1.9% në gusht. Vajrat vegjetalë ranë me 3.3% në gusht, nën nivelin e një viti më parë. Drithërat ranë me 1.4%, nxitur nga një rënie prej 5.1% në çmimet ndërkombëtare të grurit.

Kjo erdhi si rezultat i “perspektivave të përmirësuara të prodhimit në Amerikën e Veriut dhe Rusi, si dhe rifillimin e eksporteve nga portet e Detit të Zi në Ukrainë për herë të parë në më shumë se pesë muaj ndërprerje”, tha FAO.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!