Andrea Belotti preferoi të kalonte te Roma, ndërsa tashmë është vënë nën urdhrat e Jose Mourinhos. Një kalim interesant për sulmuesin, i cili do të mundojë të bëjë maksimumin për të ndihmuar verdhekuqtë në arritjen e objektivave.
Sot pikërisht është dita e prezantimit të tij përballë mediave si lojtar i Romës, në të cilën Belotti ka theksuar se tek Roma ka gjetur një projekt ambicioz të udhëhequr nga Mourinho.
“Kam kaluar një verë të çuditshme, në fakt e çuditshme ishte në përgjithësi për tregun e transferimeve. Ka shumë lojtarë që kanë mbetur të lirë për një kohë të gjatë.
Prioriteti im ishte të vija në Romë sepse e di që kam gjetur një projekt të rëndësishëm, një ekip dhe një klub me ambicie të mëdha dhe kjo ishte ajo që më duhej.
Nuk kërkoja një kontratë që do të më mbronte, doja një projekt dhe një situatë sportive. Kjo ishte e duhura për mua dhe Roma ishte mundësia e duhur për mua, nuk e kam menduar aq shumë sepse Roma ka qenë gjithmonë prioriteti im.
E di që ka një lojtar të fortë si Abrahami këtu, por për mua është një stimul për të përmirësuar veten dhe për të stimuluar veten për të bërë më të mirën”, kanë qenë fjalët e para të Belottit si verdhekuq. /f.a/abcnews.al