Bruno Lulaj tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës së Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, me kampionët që kanë zgjedhur ta bëjnë me një video.
“Për ty Tirona, gati Tirona”, thuhet në videon e lojtarit të prezantuar nga kampionët, teksa kujtojmë se lojtari e mbylli sezonin që kaloi te Kukësi, por pas ardhjes së Skënder Gegës nuk ishte në planet e verilindorëve.
/f.a/abcnews.al