Anija më e madhe e lundrimit në botë, me kapacitet 9,000 pasagjerë dhe që ka kushtuar 1.2 miliardë paund, do të bllokohet përpara se të nisë lundrimin e parë. Anija e quajtur “Global Dream II” ishte pothuajse në përfundim kur kompania falimentoi në fillim të vitit.
Që atëherë, asnjë blerës nuk është gjetur dhe tani është vendosur të shitet për skrap. “Global Dream II”, e cila është 342 metra e gjatë, përfshin një kinema dhe një partk ujor në natyrë si dhe do të kishte kapacitetin më të madh të pasagjerëve nga çdo anije turistike në botë.
Anija më e madhe për sa i përket madhësisë është Wonder of the Seas, me një gjatësi marramendëse 362 metra, me një kapacitet pasagjerësh prej 6,988 personazh. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për ndërtimin, anija Global Dream II po ruhet në një kantier detar gjerman në Wismar.
/abcnews.al