Papa Françesku vlerësoi përpjekjet e liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, për të promovuar paqen dhe mirëkuptimin mes popujve.
Pas vdekjes së Mikhail Gorbaçovit, në moshën 91-vjeçare, kreu i Kishës Katolike Romake i dërgoi një Telegram ngushëllimi vajzës së tij Irina të mërkurën.
Në tekst, Françesku veçoi angazhimin e Mikhail Gorbaçovit “për harmoninë dhe vëllazërinë midis popujve dhe për përparimin në vendin e tij, në një kohë trazirash të mëdha”. /abcnews.al