Ervin Koçi merr drejtimin e Njesisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave

schedule20:23 - 31 Gusht, 2022

schedule 20:23 - 31 Gusht, 2022

Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në vend të saj është emëruar Ervin Koçi. Ago u zgjodh në këtë detyrë më 22 qershor të këtij viti.

Ndërkohë, Ervin Koçi ka drejtuar për disa vite Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare duke kryer disa reforma të rendësishme aty, ndërkohë që vlen të theksohet ligji i ri për tregun e sigurimeve, rritja e dëmshpërblimeve ndaj të aksidentuarve si edhe kryerja e të gjitha pagesave të prapambetura ndaj këtyre të fundit.

Koçi vjen në krye të Njësisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave në një kohë kur qeveria ka në plan të bëjë aministinë fiskale, dhe kjo njësi do të ketë një punë të rëndësishme.

VENDIMI:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

  1. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!