Qytetarë të shumtë të cilët po protestojnë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë.
Mes tyre kanë qenë emra të njohur, të cilët kanë bërë thirrje për t’u vendosur drejtësia. Në një moment, aktorja Monika Lubonja ka marrë në krah një vajzë të vogël, që ka prekur të gjithë me fjalët e saj.
LEXO EDHE: Nis protesta në Tiranë për dhunimin e11-vjeçares, kush janë VIP-at pjesëmarrës
“Dua të dal në park pa frikë”, tha vogëlushja, e cila është shoqëruar me duartrokitje.
Në protestë nuk kanë munguar figurat e famshme, nga organizatorja Fifi, Beatrix Ramosaj, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci, Rudina Hajdari, Elvis Naçi dhe shumë emra të tjerë./abcnews.al