Marco Alonso pret “OK” për të udhëtuar në Barcelonë pas takimit të agjentit të tij me Barçën

schedule16:20 - 30 Gusht, 2022

schedule 16:20 - 30 Gusht, 2022

Barcelona vazhdon bisedimet me Chelsean për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang. Klubi katalanas në të njëjtën kohë po punon gjithashtu me klubin londinez për të marrë Marcos Alonso, nënshkrimi i të cilit u ndërpre për shkak të pamundësisë së regjistrimit të Jules Kounde, për shkak të mungesës së “Fair-Play” financiar.

Një nga agjentët e lojtarit, Raul Verdu, ishte në “Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi” këtë mëngjes për t’u takuar me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff , me idenë për të arritur marrëveshjen përfundimtare në mënyrë që Alonso të transferohet në “Camp Nou”.

Takimi duket se ka shkuar mirë dhe lojtari pret “OK” për të udhëtuar në Barcelonë pasi Thomas Tuchel nuk e ka penguar largimin e tij, teksa nuk e ka grumbulluar për asnjë ndeshje në Premier League këtë sezon.

Xavi Hernandez do të theksonte këtë të shtunë se prioriteti është nënshkrimi i një mbrojtësi të djathtë.

Mbrojtësi spanjoll i ka thënë “PO” Barçës që në fund të vitit të kaluar dhe do të forconte më tej krahun e majtë, ku Alejandro Balde ka mposhtur Jordi Alba në këtë fillim sezoni në La Liga.

Nënshkrimi i Alonsos do të ishte i realizueshëm me largimin e Aubameyang te Chelsea. /f.a/abcnews.al