Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare artisti i njohur shqiptar, Pjerin Sheldija
Pjerin Sheldija njihet për pikturat murale dhe afresket në kishat e Shkodrës, Malit të Zi dhe Kosovës.
I njohur ndryshe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, Sheldija është autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli.
Çdo punim, që kur ishte fëmije e deri në momentin që mbylli sytë, Sheldija i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para.
3 nga pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhënë.
Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, me “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”./abcnews.al/