Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i muraleve dhe afreskeve të Kishave të Shkodrës, Malit të Zi dhe Kosovës, Pjerin Sheldija.
Ai që prej vitit 1990 iu dedikua vullnetarisht pa kërkuar shpërblim monetar artit të pikturave të muraleve të kishave katolike.
Sheldija u vlerësua me distinktivit e “Kryqit të Shenjtë” edhe nga Papa Benidikti 16, për kontributin e tij të madh në shërbim të kishës katolike!