Milani ka bërë autokritikë pas barazimit kundër Atalantës. Kuqezinjtë bënë detyrën në shtëpi kundër skuadrës së Bologna, që e likuiduan me rezultatin e pastër 2-0.
Milani e zhbllokoi ndeshjen që në pjesën e parë, me sulmuesin Rafael Leao i cili mposhti portierin Skorupski pas një pasimi të De Ketelaere.
Për ta mbyllur ndeshjen mendoi Oliver Giroud. Francezi nuk fali brenda zone, me një devijim të lehtë me lëvizje akrobatike.
Topi u ndal në rrjetë dhe Milani festoi golin e dytë dhe në fund edhe fitoren e tre pikëve, që e renditin përkohësisht në vendin e parë me 7 pikë të grumbulluara.
Milan – Bologna 2-0
Leao 21’, Giroud 58’