Tre anije të tjera janë larguar nga portet ukrainase, në bazë të marrëveshjes për eksportin që u nënshkrua në Stamboll, sipas një deklaratë të ministrisë turke të mbrojtjes, shkruajnë mediat e huaja.
Dërgesat nga portet ukrainase po vazhdojnë, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar: “Tre anije të tjera me grurë u nisën nga portet ukrainase këtë mëngjes”.
Në korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e shtatë.
Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, që nga e premtja, 44 anije janë larguar nga portet e Ukrainës, duke transportuar një milion ton ushqim në 15 vende në mbarë botën.
“Ne jemi gati të rrisim vëllimet tona në 3 milion ton në muaj për të parandaluar mungesën globale të ushqimit,” shkroi ai në Twitter.
/abcnews.al