Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Greshicë, Mallakastër, ku një 30-vjeçar Mariglen Muhametaj i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me sende të forta babain e tij e tij 73-vjeçar Qemal Muhametaj.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.
/abcnews.al