Dezi Arapi dhe Xhesika Arapi, 27 dhe 23 vjeçe janë kthyer së fundmi në objekt diskutimi në rrjetet sociale pasi u kapën të dehura në timon duke ulëritur nëpër rrugët, ndërkohë që kundështuan edhe policët.
Fama e motrave ka kaluar përtej vendlindjes së tyre, Bilishtit ku njiheshin për “gangsterllëkun”, prishje të qetësisë publike dhe ofendim të qytetarëve gjatë xhirove orëve të vona të natës me makinë.
Bëhet fjalë për një makinë tip Mercedes A Class të fillimit të viteve 2 000, të cilën motrat e ndërrojnë duke bërë video “luksi” për TikTok dhe Instagram.
Nga timoni i kësaj të fundit motrat Arapi “shesin mend” herë njëra e herë tjetra në Instagram, sikur të notonin në luks, ndërsa realiteti është krejt ndryshe. Sipas burimeve nëna e tyre prej vitesh punon sanitare në Gjimnazin e qytetit. Ajo është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.
Bashkëshorti i saj prej vitesh i paralizuar kishte nevojë për kujdes duke e bërë më të vështirë për të që të punonte. 61 vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.
Nuk është turp të mos jesh në gjendje të mirë financiare, pasi jeta i përball njerëzit me sfida të ndryshme, por shembulli i motrave në fjalë vlen të trajtohet për të nxjerrë në pah për brezat e rinj të vërtetën se sa mashtrim është jeta në rrjetet sociale.
Në shumicën e rasteve, luksi i paraqitur aty nuk me veshje gjoja firmato, ushqime bosash dhe udhëtime VIP-ash është një mashtrim i madh, prandaj nuk duhen imituar.
Me tu liruar nga komisariati, ku u mbajt për pak ditë, njëra prej motrave, Deizi doli me njoftim në Instagramin e saj të populluar ku kes të tjerash theksoi se “ishte tratuar më mirë seç duhet”.