Ruçi vizitë zyrtare në SHBA

schedule17:10 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 17:10 - 5 Dhjetor, 2017

I ftuar nga kongresmeni Robert Pittinger, njëkohësisht zëvendëskyetar i nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm në Kongresin Amerikan,kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi, do të marrë pjesë në forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Ëashingron D.C.
Gjatë vizitës, zoti Ruçi do të shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kreu i komisionit të jashtëm Mimi Kodheli dhe deputeti Anastas Angjeli.
Forumi do të mbahet më 7 dhjetor, ka 119 pjesëmarrës nga 45 vende të botës që do të diskutojnë mbi financimin e terrorizmit, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës./abcnews.al