Marku: 2018-ta vit i vështirë, Vlora qarku më problematik

schedule11:55 - 27 Maj, 2019

schedule 11:55 - 27 Maj, 2019

E thirru sot në Komisionin e Sigurisë dhe Ligjeve ishte Kryeprokurorja Arta Marku. Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme raportoi për punën e bërë përgjatë vitit 2018.

Në fjalën e saj përpara deputetëve, Marku u shpreh se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale.

Kryeprokurorja shtoi se një pjesë e kallëzimeve dhe referimeve vijnë nga qytetarët dhe policia.

“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt. Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka  një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha Kryeprokurorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!