Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

schedule07:20 - 24 Gusht, 2022

schedule 07:20 - 24 Gusht, 2022

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në veri dhe qendër duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe. Po ashtu, pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira, më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  4 – 5  ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.  Ndërsa pothuajse i gjithë kontinentit Europian do të përfshihet nga vranësira dhe shira në formë shtrëngatash KU problematike situata vijon në Europën qëndrore si edhe brigjet e Egjeut. Po ashtu, me rrebeshe shiu dhe mini stuhi të forta ere do të paraqitet gadishulli i Ballkanit.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë: vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës por herë pas here do të ketë edhe interval e me kthjellime, më të theksuara gjatë paradites.

Maqedonia e Veriut

Alternime  kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë MV deri në orët e mesditës kur pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini stuhi të forta ere. Më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!