Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Postoi në rrjetet sociale video duke bërë drift me “BMW” në Shëngjin, shoferi e pëson keq

schedule13:59 - 23 Gusht, 2022

schedule 13:59 - 23 Gusht, 2022

Një person që kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij në Shëngjin është identifikuar dhe është gjobitur nga policia.

Gj.N. kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës dhe është gjobitur me 10 mijë lekë të reja.



Njoftimi i policisë:

Kreu manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në kryqëzim dhe më pas e postoi video-n në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, identifikohet, kapet dhe ndëshkohet me masë administrative, drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Shëngjin, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës”, Shëngjin, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit Gj. N.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, ndaj shtetasit Gj. N. u vendos masa administrative prej 10.000 lekësh të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e rendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!