Presidenti i KOKSH Fidel Ylli tha se kampionia e Europës, Luiza Gega u trajnua në pistat e Kenias, sepse sipas shkencës në rast se stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial për sportistin.
Në fjalimin e tij në ceremoninë pritëse të Luiza Gregës, Ylli falënderoi kampionen e Europës dhe trajnerin e saj për fitoren triumfuese në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.
Lexo edhe: U shpall kampione e Europës, nis ceremonia e pritjes në nder të Luiza Gegës
“Kjo arritje nuk është bërë vetëm nga Luiza por edhe nga trajneri i saj Taulanti. Më kanë thënë si ka mundësi që nuk ka pistë në Shqipëri për tu trajnuar Luiza. Luiza u trajnua në pistën e Kenias. Pse atje? Sepse Kenia ka kushte të jashtëzakonshme me lartësi 3 mijë metra dhe shkenca thotë se në rast se ti stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial”, tha presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.
Kampionia e Europës, Luiza Gega u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa duartrokitjet e qytetarëve ishin të shumta.
E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Gegës do t’i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike
/abcnews.al/