Roma e Jose Mourinhos ka arritur të marrë fitoren e dytë në Serie A, në po kaq ndeshje.
Në Olimpico, “giallorosët” ia dolën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cremonese-s, e cila për hirë të së vërtetës nuk ia aspak të lehtë ekipit vendas.
Pjesa e para u mbyll në barazim pa gola, me të dyja ekipet që patën raste, por pa mundur t’i konkretizonin.
Në fundin e 45 minutave të para, Roma merr një goditje, pasi Zaniolo dëmtohet dhe lë fushën, e në vendin e tij aktivizohet El Sharaway.
Pjesa e dytë nis me ritmen e të parës, me Cremonesen që luan hapur dhe pa frikë ndaj ekipi të Mourinhos duke rrezikuar jo pak herë portën e Rui Patricios.
Vendasit do të zhbllokonin rezultatin vetëm në minutën e 65 me Chris Smalling, i cili shfrytëzon mirë një top të krosuar nga Pellegrini nga goditja e këndit.
Miqtë do të kërkonin golin e barazimin në minutat në vazhdim, por rezultati do të mbetej i njëjtë deri në fund, 1-0./abcnews.al