Si ta ruani sa më gjatë ngjyrën çokollatë që keni marrë? Ndiqni këto dy hapa

schedule16:19 - 22 Gusht, 2022

schedule 16:19 - 22 Gusht, 2022

Kur pushimet mbarojnë, njerëzit kthehen në punë, moti bëhet paksa më i ftohtë dhe ruajtja e ngjyrës së bronztë bëhet paksa sfidë. Vazhdimi i marrjes së rrezeve të diellit është sigurisht mënyra më e mirë për të ruajtur nxirjen, por kjo nuk është gjithmonë e mundur.

Megjithatë, ka disa mënyra për të ruajtur sa më gjatë nuancën e errët që keni marrë. Për më tepër, ruajtja e nxirjes është mjaft e thjeshtë dhe nuk keni nevojë as për ndonjë përgatitje të veçantë. Ushqimet e pasura me karotenoid janë e vetmja gjë që duhet të blini.

Pra, lini çdo ditë në pjatën tuaj kajsitë, pjeshkët, mollët, specat, karotat dhe domatet, shkruan abcnews.al.

Hidratimi

Hidratuesi është”arma” juaj më e mirë nëse doni të mbani ngjyrën që keni marrë. Përdorni një krem ​​hidratues, locion trupi ose vaj gjatë gjithë verës. Puna është se dielli e than lëkurën, kështu që nëse nuk hidratohet mjaftueshëm, ajo fillon të zhvishet, që do të thotë se edhe ju do të humbni ngjyrën më shpejt.

Eksfolimi

Eksfolimi është një mënyrë fantastike për ta mbajtur lëkurën tuaj të shkëlqyeshme dhe të butë dhe ngjyrën tuaj të errët. Pas një pushimi gjatë të cilit jeni ekspozuar ndaj rrezeve të diellit çdo ditë, për disa orë, lëkura do të thahet dhe qelizat e saj të vdekura dhe të thata do të grumbullohen në sipërfaqe.

Kjo do ta bëjë lëkurën tuaj të duket e pashëndetshme, do të humbasë shkëlqimin natyral dhe të bukur veror. Eksfolimi mund ta zgjidhë këtë problem dhe ta bëjë nxirjen tuaj më të dukshme. Këshillë shtesë është të bëni dush me ujë të vakët dhe të mos përdorni shampo me përbërës të fortë. /abcnews.al