Autoritetet ukrainase kanë ndaluar festimet publike në Kiev për Ditën e Pavarësisë së vendit, ndërsa shtetrrethimi u zgjat në Kharkiv. Ukraina feston Ditën e Pavarësisë nga forcat sovjetike të mërkurën, më 24 gusht.
Gjithsesi, përvjetori i këtij viti do të jetë krejtësisht ndryshe, për shkak të “operacionit special ushtarak” të nisur nga Rusia më 24 shkurt, i cili po atë ditë shënohen edhe 6 muaj nga lufta Rusi-Ukrainë. Për këtë arsye, janë ndaluar aktivitetet publike për të festuar këtë ditë të rëndësishme në Kiev, ndërsa në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, u shpall shtetrrethimi.
Zelensky ka informuar partnerët e tij për lëvizjet e mundshme të Rusisë kundër Ukrainës në ditët në vijim. Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi për rrezikun e sulmeve përpara 31 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga sundimi ruso-sovjetik.
Zelensky tha se Moska mund të kryejë sulme përpara të mërkurës, e cila gjithashtu shënon gjysmë viti nga pushtimi i Rusisë.
“Të gjithë partnerët e Ukrainës janë informuar për atë që shteti terrorist mund të përgatisë këtë javë”, tha Zelensky në fjalimin e tij, duke iu referuar Rusisë.
Në vijën e frontit në jug të vendit, Rusia thuhet se gjuajti raketa në disa qytete në veri dhe perëndim të termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, të kapura nga forcat ruse menjëherë pasi pushtuan Ukrainën në shkurt.
/abcnews.al