Një avion i vogël është rrëzuar në Florida. Mediat amerikane raportojnë se avionic u përplas në autostradë, pasi piloti nuk i kishte bërë mirë llogaritë me karburantin.
Remy Colin, 40-vjeç, ishte personi i vetëm brenda, që shpëtoi mrekullisht me lëndime të vogla pavarësisht që u përplas në Orlando.
Përplasja ndodhi në orën 16:00 gjatë të premtes dhe siç mund të shihet në video, rruga frekuentohej nga shumë qytetarë.
Colin menaxhon kompaninë Aerial Messager, e cila nga viti 1999 ofron një gamë të gjerë të reklamave që realizohen në ajër, duke zbuluar transparentë të ndryshëm.
Videoja e përplasjes është filmuar nga një kalimtar rasti, ku shihet momentin i përplasjes së avionit që sipas policisë së Floridas ndodhi si pasojë e një defekti teknik.
Në anën tjetër Colin ka bërë të ditur se ishte shpërqendruar duke tentuar ta rregullojë radiolidhjen e prishur, si dhe ishte kapluar nga paniku pasi kishte humbur shumë karburant.