Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e Pakistanit akuzon ish-kryeministrin për akte terroriste

schedule07:29 - 22 Gusht, 2022

schedule 07:29 - 22 Gusht, 2022

Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit, Imran Khan, për akte terroriste. Hetimi i tyre vjen pasi ai akuzoi policinë dhe drejtësinë për ndalimin dhe torturimin e ndihmësit të tij të ngushtë.

Tensionet janë të larta në vend, teksa mbështetësit e ish-liderit janë mbledhur jashtë shtëpisë së tij. Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit.

Policia njoftoi akuzat pasi politikani i kthyer në krik akuzoi autoritetet se kishin torturuar ndihmësin e tij të ngushtë, i cili është vetë i arrestuar nën akuzat për kryengritje.

Në një fjalim publik të shtunën, Khan dënoi shefin e policisë së Islamabadit dhe një gjyqtare grua për ndalimin dhe keqtrajtimin e dyshuar të kolegut të tij partiak.

“Duhet të përgatiteni gjithashtu pasi ne do të marrim masa kundër jush”, tha ai në fjalimin, duke iu referuar drejtpërdrejt dyshes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!