Erzeni ka surprizuar Vllazninë në javën e parë të Superligës në Shqipëri. Ekipi shijakas ka arritur të mposhtë shkodranët 1-0 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Ka qenë Alan Rodrigez ai i cili ka kaluar në avantazh shijakasit në minutën e 22-të të takimit, duke realizuar një supergol nga goditja e dënimit.
Vendasit do ta mbyllnin në avantazh pjesën e parë. Shkodranët hidhen në sulm për të gjetur golin. Por edhe pse patën në dispozicion plot 70 minuta lojë, kuqeblutë e Mirel Josës nuk arritën të shënonin.