Një 22-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në brez, është arrestuar në qendër të Burrelit.
Policia bën me dije se në kudaër të operacionit “Fokus”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit, I.R, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/