Një valë e motit të keq ka goditur veriun e Italisë.
Shiu, breshëri dhe erërat e forta në Toskanë dhe Liguri kanë bërë që dy persona të humbin jetën.
Mediet italiane shkruajnë se të vdekurit janë regjistruar në Lucca dhe Carrara.
Në të dyja rastet viktimat u goditën nga pemët gjatë stuhive. Viktima e parë është një burrë, ndërsa e dyta një grua.
Katër persona të tjerë u plagosën në Camping Italia në Marina di Massa, sërish për shkak të rënies së pemëve.
Nga mëngjesi, ekipet e zjarrfikësve po vijojnë aksionin për pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara. Deri tani janë kryer mbi 150 ndërhyrje.
Në Liguria një stuhi solli kabinat nga plazhet në linjën hekurudhore. Dëme janë regjistruar edhe në zonën e Ferrarës ku një vinç ka rënë mbi shtëpitë me tarraca.
Breshëri më pas shkatërroi një sërë të korrash në zonën e Spezzino.
Tre persona u plagosën në Fornaci di Barga ( në provincën e Lucca) për shkak të shkëputjes së një çatie gjatë stuhisë që përfshiu Toskanën mëngjesin e sotëm.
Çatia e një shtëpie të këputur ka rënë mbi tre makina.
Në Borgo a Mozzano era ka shkaktuar dëme të rënda në qendrën e të moshuarve, por pa shkaktuar asnjë lëndim.
Ndërprerje të energjisë elektrike janë regjistruar në shumë zona të provincës së Lucca./Abcnews.al/