Rama me miqtë e Europës/Shmang komentin për Tahirin

schedule15:12 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 15:12 - 5 Dhjetor, 2017

Në eventin “Miqtë e Europës” në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse Bashkimi Europian nuk nxiton për të integruar vendet e Ballkanit, atëherë martesa me rajonin do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. I pyetur se si po zgjidh sfidën me krimin e organizuar e konkretisht cështjen Tahiri, Rama ka shmangur një përgjigje direkte por ka theksuar se Shqipëria është në rrugën e duhur në ndërtimin e institucioneve të forta.

Në eventin e përvitshëm miqtë e Europës që organizohet në Bruksel, kryeministri Edi Rama i është referuar realizimit të ëndrrës europiane si oportunitet për t’u ndarë me të shkuarën e dhimbshme në Ballkan dhe për të kurorëzuar lidhjen me Bashkimin Europian. Për këtë kurorëzim,, kryeministri Rama ka thënë se nëse kjo organizatë nuk vrapon për të integruar vendet e Ballkanit, atëherë martesa me Ballkanin do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Kur ai është pyetur nga moderatorja e eventit, se si e sheh ai ëndrrën europiane, kryeministri shqiptar është përgjigjur se ajo lidhet  së pari me krijimin e institucioneve të forta dhe  vlerave demokratike që përçon Bashkimi Europian.

Edi Rama: «Ëndrra europiane ka të bëjë kryesisht me shtete me institucione të forta, sepse në fund të funditsë gjithash, bëhet fjalë për institucione. Dhe sigurisht të bëhesh pjesë e një familje që mbron dhe promovon diesa vlera unike, vlerat që përfaësojnë një botë demokratike në një kohë kur kêto vlera sfidohen nga forca të rrezikshme. Nëse Bashkimi Europian nuk vrapon për të integruar vendet e Ballkanit, atëherë martesa midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit do t’i kushtojë shumë BE-së.

Thomas Mayr Harting, EEAS: « Presidenti i Komisionit Europian ka folur vetëm për vendet e para e para në garë, por strategjia e Komisionit Europian që do publikohet ka të bëjë me një mesazh për të gjitha vendet e  Ballkanit. Njëkohësisht do jetë një mesazh për shtetet tona anëtare, se çfarë duhet të bëjnë vendet e Ballkanit për reformat e shtetit ligjor, në mënyrë që që të avancojnë në rrugën e integrimit.

Gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjjeve, kryeministri Rama është pyetur nga një aktiviste politike shqiptare, se ç’po bën Shqipëria për të zgjidhur çështje të mprehta si ai i krimit të organizuar , duke nënvizuar se nuk është bërë asgjë për çështjen Tahiri dhe se drejtësia duhet të fillojë dikur me një çështje konkrete. Kryeministrit Rama nuk është përgjigjur për rastin Tahiri. Sipas tij  thelbi i çështjes nuk qëndron te vullneti politik i burrave të fortë për t’u parballur me sfida të tilla. Duke e shtjelluar më tej, kryeministri Rama është shprehur, se  Shqipëria është në rrugë të mbarë të ndërtimit të asaj  që vendi nuk ka pasur kurrë më parë:: institucioneve.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë:« Nuk eshte ceshtja se duhen burra te forte per te trajtuar.këto çêshtje. Duhen institutione te forta. Persa i perket rruges sone te integrimiit europian, ne jemi ne rrugen e duhur duke ndertuar ate qe nuk e kemi patur asnjehere me pare. institucionet.

Kryeministri i Shqipërisë është shprehur më tej, se në mediat europiane të një shteti anëtar abuzohet me nivelin e krimit të organizuar etnik shqiptar dhe se ka vende të tjera që kanë një nivel krimi të organizuar më të madhe dhe nuk përmenden. Për kryeministrin shqiptar kjo nuk bëhet rastësisht në vende ku ka forca populiste me një imakt të konsiderueshëm në shoqëri.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë:« Ka një shtet anëtar në shtypin e të cilit Shqipëria goditet çdo ditë për krimin etnik shqiptar, kur krimi shqiptar aty zë vetëm 0,4% dhe ka vende të tjera në nivelin 30% dhe ato s’përmenden ».

Në përfundim, kryeministri ka folur me ironi edhe për ekuilibrin e fuqive që janë prezente në Ballkan, duke ju referuar Kinës dhe veçanërisht Rusisë:

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë:« « Rusia për shembull e ka rruëgn shumë të lehtë. Braktis shtetit ligjor, harro institucionet demokratike dhe mund t’a kesh pushtetin tënd gjithë jetën. Dhe kjo nuk është aspak jointeresante. Dhe ata kanë shumë para për këtë”.

Drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian Christain Danielsson ka deklauar, se nëse reformat e shtetit ligjor nuk ecin diç duhet në Ballkan, kjo është për shkak se ka forca që nuk duant’i shohin këto reforma. Kryeministri Rama mori pjesë në panelin e parë të eventi Miqtë e Europës mbi paqen, stabilitetit dhe pajtimin midis vendeve të rajonit./abcnews.al

https://youtu.be/t9aLI1ElM-s