Abcnews.al ka siguruar pamjet e makinës së djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve që qëlluan me breshëri ndaj makinës tip “Benz” këtë mëngjes në mbikalimin e Panajës në autostradën Levan-Vlorë.
“Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike”, njofton policia.
Nga atentati kanë mbetur të vrarë dy personat që po udhëtonin me makinën tip “Benz”, ndërsa autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.
Kujtojmë se ngjarja kriminale vjen një ditë pas dy vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe në Sarandë./abcnews.al/