Shkodra prej disa ditësh është “mbytur” nga plehrat. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë situatë të paprecedentë që po ndodh në qytetin verior të vendit.
Kudo në rrugë shihen kazanët e mbeturinave të tejmbushur ndërsa qytetarët duke mos pasur që ku t’i çojnë i kanë hedhur përreth koshave.
Prej ditësh bashkia nuk po i mbledh me mbeturinat, ndërsa ende nuk dihet shkaku se pse nuk po ndodh grumbullimi. Situata alarmante vjen në një kohë ku Shkodra vizitohet nga mijëra turistë të huaj dhe vendas. /abcnews.al/