Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka.
Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën “arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit Zanmira Vyshka.
Vyshka ka pretenduar se çdo është “është e stisur për të dëmtuar imazhin e saj.”
“Vendimet e mia kanë qenë të rregullta dhe konform ligjit. Për rastin për të cilin akuzohem është ndjekur procedura normale dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje”, ka pretenduar gjyqtarja në Gjykatë.
Vyshka kërkoi heqjen e masës së sigurisë, ndërsa GJKKO nuk e pranoi.
Pas seancës, për gazetarët gjyqtarja deklaroi se vendimi ishte i padrejtë, por nuk argumentoi qëndrimin që kishte.
Avokati Ilir Pashaj, i arrestuar për të njëjtën akuzë është lënë në burg së bashku me Taulant Ramullarin e Xhulio Musain.
Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan me 22 korrik me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit.
Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje.
Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.
Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni./Abcnews.al/