Shtyrja e datës së zgjedhjeve? Alibeaj: Ky është qëndrimi i opozitës

schedule17:50 - 24 Maj, 2019

schedule 17:50 - 24 Maj, 2019

Ditën e sot Presidenti Meta ka bërë dy deklarata të forta. Për të dalë vendi nga kriza, Meta është gati të shikojë mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Nga ana tjerë ai ka deklaruar se është gati të heqë dorë edhe nga posti i Presidentit të Republikës. Por, në studion e “Mbrëmje Ide”, Enkelejd Alibeaj është shprehur se edhe nëse shtyhet data e zgjedhjeve, opozita nuk shkojnë në zgjedhje me Ramën Kryeministër.

Mirela Milori: “Zoti Meta propozon shtyrje të datës së zgjedhjeve, nëse zoti Rama e pranon por është Kryeministër,  ju do të ishin dakord me këtë? Pra do të shtyhet data e zgjedhjeve, por Rama Kryeministër organizon zgjedhjet e radhës”.

Enkelejd Alibeaj: “Atëherë, që të jemi të qartë për një gjë ; ajo që quhet sot krizë politike, institucione, Kushtetuese, dhe nuk po them krizë ekonomike dhe sociale sepse këto janë pasoja të qeverisjes së Ramës, kanë fytyrën e Edi Ramës. Për të eliminuar krizën kusht i panegociushëm është që Edi Rama të mos jetë Kryeministër i këtij vendi. Edi Rama është kapur duke vjedhur plaçkë, para zgjedhjet”.

Mirela Milori: “Kjo është kauza juaj dhe ne e dimë që nga shkurti dhe më pas dogjët mandatet”.

Enkelejd Alibeaj: “Dakord por a duhet t’i japim zgjedhje krisës?”

Mirela Milori: “Ai është Kryeministër i një qeverie legjitime”.

Enkelejd Alibeaj: “Jo nuk është Kryeministër, as nuk është Kryeministër legjitim dhe as nuk është qeveri legjitime. Është kapur duke vjedhur plaçkën, që janë zgjedhjet. Por ç’bëhet më një njëri dhe plaçkën e vjedhur?! Gjëja e parë i merret plaçka e vjedhur dhe ne këtë kemi kërkuar. Nuk je Kryeministër, nuk je një mazhorancë”.

Mirela Milori: “Nuk e pranon ai këtë, thotë jam Kryeministër i një qeveria legjitime? Çfarë do të bëhet tani?”

Mirela Milori: “Nëse nuk ndodh kjo gjë nuk ka më sens dhe as dialog”.

Enkelejd Alibeaj: “Cilat janë hapësirat tuaja politike qe veni në dispozicion për të mos shkuar tek përplasja?”

Enkelejd Alibeaj: “Rama, jo Kryeministër, qeveri tranzitore neutrale, e paanshme, kujdestare dhe me detyra të përcaktuar që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga kjo fitojmë të gjithë”./abcnews.al