Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për masa të menjëhershme në centralin Zaporizhzhia që është në kontrollin e forcave ruse, duke i kërkuar botës që të mos dorëzoher përpara shantazhit bërthamor, sipas The Guardian.
“Të gjitha trupat ruse duhet të tërhiqen menjëherë nga centrali bërthamor dhe zonat fqinje pa asnjë kusht. Nëse tani botës i mungon forca dhe vendosmëria për të mbrojtur një central bërthamor, kjo do të thotë se bota po humbet.
Nëse tani bota nuk tregon forcë dhe vendosmëri për të mbrojtur një central bërthamor, kjo do të thotë se bota ka humbur. Çdo incident rrezatimi në centralin e Zaporizhzhia mund të prekë vendet e Bashkimit Europian, Turqinë, Gjeorgjinë dhe vendet nga rajone më të largëta.
Nëse veprimet e Rusisë shkaktojnë një katastrofë, pasojat mund të godasin edhe ata që po heshtin deri tani”.
Zyrtarët ukrainas dhe rusë raportuan bombardime pranë termocentralit më të madh bërthamor të Europës të hënën me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën.
/abcnews.al