A i duhet tregut një supermakinë tjetër? Kompania Rodin Cars nga Zelanda e Re përgjigjet – PO! Ky është koncepti i makinës së garave, që do të hyjë në prodhim në vitin 2023. I quajtur FZero, hibridi me motor V10 1,176 kuaj fuqi ka për qëllim të ofrojë performancë të pamposhtur në një pistë garash.
Makina peshon vetëm 698 kilogramë, kështu që është e qartë se inxhinierët përdorën shumë fibra karboni. Nën kapuç fshihet një V10 me dy turbo 4.0 litra (986 HP dhe 910 Nm), i zhvilluar në bashkëpunim me Neil Brown Engineering, siç raporton Motor1.
Njësia bazë është e çiftuar me një motor elektrik, kështu që fuqia e kombinuar është 1,160 HP dhe 1,026 Nm. Kompania planifikon të prodhojë 27 kopje, dhe dërgesat e para njoftohen për verën e ardhshme. Kostoja arrin 2.2 milionë dollarë. Rodin Cars dëshiron të testojë prototipin e parë këtë vit.
Supermakina arrin një shpejtësi maksimale prej 360 km/h. Pas modelit garues, është planifikuar edhe një version për rrugë. /abcnews.al