Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar të paligjshëm shoqërimin e të riut që hoqi flamurin turk dje nga kulla e vrojtimit në Gjirin e Lalzit. Manjani shkruan se vendosja e flamujve pa protokoll vend e pavënd, i bën ata një leckë të pavlerë.
Lexo edhe: VIDEO/ Pushuesi në “Gjirin e Lalzit” hedh flamurin turk në det, policia e arreston
Manjani shkron edhe pyetjen: Pse heqja e flamurit turk nxit përçarjen dhe jo vendosja e tij në një hapësirë ku nuk e ka vendin?
Postimi i plotë
E pabesueshme!
Policia shoqëron dhe kërkon fillim të ndjekjes penale për dikë, i cili në mes të plazhit hoqi një flamur turk nga kulla e vrojtuesit të plazhit!?
E akuzojnë se me këtë gjest nxiti urretje dhe grindje. Madje edhe prishës i rendit publik…
Seriozisht?!
Uau!
E kam sqaruar edhe për parë këtë çështjen e flamujve të huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë.
Edhe në këtë rast flamuri i një shteti të huaj i vendosur në koliben e rojes së plazhit, në një hapësirë publike shqiptare është jo protokollar.
Tani të ndjekim pak llogjikën idiote të policisë. Mirë ky që e hoqi flamurin paska nxitur urrejtje, të cilën nuk dihet se si e mati policia, po ata që e vunë atë flamur nuk nxitën ndasi e urrejtje?!
Pse të vësh një leckë si flamur në një vend që sduhet vënë quhet rregull dhe heqja e tij quhet krim?!
Ajo kolibe nuk ishte as ambasada turke, as në territorin Turk,as në anije turke e as pjesë e ndonjë protokolli shtetëror pritje. Atëherë pse një shqiptar spaska të drejtë të heqë flamurin e këtij shteti nga një vend publik shqiptar, të vendosur pa asnjë protokoll?!
Pastaj cili shqiptar u grind me kë për shkak të heqjes së flamurit turk nga ai vend?!
Pse do zihen shqiptarët se u hoq flamuri turk?! Po të kishte hequr flamurin shqiptar, ndoshta… .
Rendi e qetësia publike përse u prish nga heqja e asaj lecke?! Pse vënia e saj e paska qetësuar rendin publik?!
Qartësisht vendosja e flamurit paska nxitur urrejtje dhe ka prishur qetësinë e njerëzve. Heqja ishte thjesht reagimi.
Tani, kush po nxit urretje se spo marrim vesh, shqiptari që ndoshta i ndjerë i fyer, bëri atë gjest apo policia që nuk mbron flamurin e territorin shqiptar por atë Turk?!
Ç’janë këto pislliqe mor aman se na hapën barkun!
Shkoni more kapni kriminelët e trafikantët që na nxorën bojën në gjithë botën.
Lerini flamujt e shteteve tjera se i mbrojnë vetë ata.
Bah, ç’ma nxitën urretjen megjithmend! /abcnews.al