Vrau 10 persona, e shkuara e errët e autorit të masakrës në Mal të Zi, i shkoi kolegut në shtëpi dhe e bëri për spital

schedule08:37 - 14 Gusht, 2022

schedule 08:37 - 14 Gusht, 2022

Autori i masakrës së Cetinjës, Vuk Boriloviç, nuk është pa të kaluar kriminale, njofton Drejtoria e Policisë.

Përkundrazi, sipas informacioneve të Pobjedës, Boriloviq ka pasur katër-pesë raportime për sjellje të dhunshme në rininë e tij, dhe gjashtë apo shtatë muaj më parë fillimisht verbalisht e më pas e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij Marko Lagator, raporton media malazeze CDM.

Pas një konflikti në punë, Boriloviç shkoi në shtëpinë e tij në Humce, e plagosi, i dëmtoi makinën dhe e gjuajti me gurë shtëpinë.

Lagator ka raportuar, dhe Boriloviç u shoqërua në polici dhe në korrik të këtij viti, për shkak të sjelljes së dhunshme, u vendos në arrest shtëpie.

Ai apeloi vendimin, i cili nuk ishte i formës së prerë. Por akoma nga Departamenti i Sigurisë në Cetinje, si dhe Drejtorinë e Policisë nuk ka informacione të sakta për të kaluarën e vrasësit të 10 personave./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!