Rinovim me klauzolë 1 miliard euro dhe huazim, Barcelona me komunikatë

schedule10:38 - 13 Gusht, 2022

schedule 10:38 - 13 Gusht, 2022

Nico Gonzalez ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Klubi katalanas ka dalë me komunikatë dhe zbulon se klauzola e largimit, kusht në Spanjë, do të jetë 1 miliard euro.

Njëkohësisht Barcelona bën me dije se Gonzalez sezonin e ardhshëm do të jetë në huazim te Valencia.

Në marrëveshje nuk ka asnjë klauzolë që i jep të drejtën klubit spanjoll ta blejë Gonzalez, i cili shihet si një element me perspektivë te katalanasit. / abcnews.al