Ivi Kaso: Mazhoranca edhe e vetme vjedh, manipulon e shkel afatet

schedule21:30 - 23 Maj, 2019

schedule 21:30 - 23 Maj, 2019

Ivi Kaso, Sekretar për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike ka qenë i ftuari i Mbrëmje ABC me Mirela Milorin ditën e sotme. Ivi Kaso ka folur për përputhshmërinë me ligjin i hapave të marra nga mazhoranca dhe opozita. Kaso ka thënë se mazhoranca nuk ka patur asnjëherë vullnet që të organizojë zgjedhje me standartë por përkundrazi çdo hap të ndërmarrë deri tani e ka marrë në kundërshtim me çdo lloj ligji dhe kodi. Kaso gjithashtu ka folur për ngërcin e krijuar mbi mungesën e Gjykatës së lartë dhe se si ndikon mungesa e saj në jetën e qytetarëve.

Mazhoranca ka konceptuar një proces votimesh me kandidatë vetëm të mazhorancës në pushtet, ky proces është i mbushur me paligjshmëri në cdo hap. Kemi denoncuar që mazhoranca nuk di dhe i mungon vullneti për të organizuar një proces zgjedhor me standarde minimale pasi edhe e vetme, vjedh e manipulon, shkel afatet“, tha Kaso.

Mirela Milori: kundërshtarët tuaj mendojnë se ju donit të hynit në komisionet zonale zgjedhore pikërisht për të prishur zgjedhjet, anëtarët e përfaqësuesit tuaj do të prishnin gjithë logjistikën e zgjedhjeve. Keni ndonjë koment për këtë?

Ivi Kaso: Është një pretendim i pabazuar. ne kemi paraqitur në përbushje të detyrimeve ligjore mbi 270 kandidatura në mbarë shqipërinë, të cilat respektojnë të gjitha kriteret e kodit zgjedhor, nuk kemi cuar atje kamikazë. unë i kam siguruar personalisht anëtarët e KQZ që personat e propozuar nga ana jonë ishin atje vetëm për të zbatuar ligjin dhe kodin zgjedhor.

Mirela Milori: Do e coni cështjen në kolegjin zgjedhor?

Ivi Kaso: Me siguri do i ndjekim të gjitha hapat ligjore pasi vendimarrja e sotme është paprecedentë.

Mirela Milori:Pse ishit aq i ashpër me Bindjen Demokratike, si forcë politike flas?

Ivi Kaso: Si forcë politike nuk jemi marrë ndonjëherë me cështjen e një subjekti të caktuar. Beteja jonë politike në KQZ, denoncimet tona kanë patur qëllim që ti informojmë qytetarët se procesi i 30 qershorit nuk është proces zgjedhjesh aq më pak demokratike. Qëllimi ynë është të demaskojmë Edi Ramën për opozitën fasadë që kërkon të servirë qytetarëve.

Mirela Milori: Flasim për reformën në drejtësi, Flasim për reformën në drejtësi, mazhoranca ju akuzon se i trembeni reformës

Ivi Kaso: Akuza më bën për të qeshur, si mundet që kryeministri është kapur duke vjedhur vota. Është faktuar nga prokuroria.

Mirela Milori: Nuk është faktuar, të jemi korrekt

Ivi Kaso: po të funksiononte drejtësa si duhet do ishin faktuar. dosjet e skandaleve një pjesë i ka zbuluar media dhe opozita.opozita është larguar prej 6 vjetësh dhe nuk i trembet spakut

Mirela Milori:Sipas ministres Spiropali Gjykata Kushtetuese që është thembra e Akilit në sistemin e drejtësisë do të ngrihet brenda korrikut, çfare komenti keni?

Ivi Kaso: Këto deklarata i kam dëgjuar por konkretisht ministren nuk e kam dëgjuar, si mund të deklarojë qeveria për ti ngritur këto organe, si jep garanci për ti ngritur këto organe të pastra dhe të pakapura?

Mirela Milori: zoti Basha i është përgjigjur sot Z. Rama, që Gjykata e lartë ka mbetur me dy anëtarë, sa ndikon në jetën e qytetarëve funksionimi ose jo i gjykatës së lartë?

Ivi Kaso: Ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre, mënyra e vetme është që ti drejtohen gjykatës së apelit por mungon e larta dhe nuk mund të kundërshtojnë vendimmarrjet e dy gjykatave të nivelit të parë. Gjykata e Lartë sheh anën procedurale nëse gjykatat e tjera kanë marrë vendimet në bazë të ligjit ose jo. Tashmë ato çështje që i janë drejtuar Gjykatës së lartë depozitohen aty./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!