Franca, mbështetje integrimit të Maqedonisë së Veriut

schedule20:45 - 23 Maj, 2019

schedule 20:45 - 23 Maj, 2019

Franca mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ambasadori francez në Shkup ka deklaruar se vendi ka bërë progres dhe se presidenti Emanuel Makron ka folur qartë sa i takon së ardhmes europiane të Ballkanit.

Vetëm disa ditë para publikimit të raportit të vendimeve të mëdha me ritme të shpejta e përgatisim administratën, sepse ajo duhet të jetë pasqyrë e administratës evropiane, deklaroi sot zëvëndëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani. Osmani theksoi se jokonsolidimi i institucioneve ka qenë kryesisht për shkak të paparashikueshmërisë së vendit, tani Maqedonia ka të ardhme të parashikueshme, nuk është pyetja a do të ndodhë, por kur do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut pjesë e familjes evropiane.

 Për ambasadorin francez Kristijan Timonie është e rëndësishme të bashkohen të gjitha palët e ndryshme politike në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët evropiane, edhe Bashkimi Evropian ballafaqohet me vështirësi, por ne jemi gjithmonë në anën tuaj.

Kristijan Timonie, ambasador i Francës: “Franca angazhohet me të vërtetë dhe e publikoi strategjinë e saj për vendet e Ballkanit perëndimor, ku Maqedonia e Veriut e ka vendin e vet. Maqedonia zë vend të rëndësishëm të asaj strategjie, konkretisht do të fillojmë më mbështetje, së shpejti Agjencia Franceze për zhvillim do të fillojë të veprojë këtu përmes organizimit të trajnimeve të ndryshme në fushën e arsimit, gjithashtu edhe për përgatitjen e vendit të cilin e presim te ne”.

Ambasadori I Francës i pyetur rreth deklaratës së djeshme të ish ministres për çështje evropiane në qeverinë e Emanuel Makron dhe tani kryesuese e listës për çështje evropiane të “Republikës në lëvizje”, Natali Loazo, e cila në mënyrë kategorike tha “JO” për fillimin e negociatave për hyrje të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE, Timonie u shpreh se ai është përfaqësues i presidentit të Republikës së Francës.

Kristijan Timonie, ambasador i Francës:Unë jam përfaqësues i Republikës Franceze dhe vetëm do ti përsëris fjalët e presidentit francez se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit perëndimor është shumë e qartë dhe unë punoj në atë drejtim së bashku me mikun tim, nënkryetarin e qeverisë, për realizimin e atij qëllimi”.

Seminari ndërkombëtar “Sekretariati për çështje evropiane, qendra për trajnim dhe dimensioni i burimeve njerëzore” ka për qëllim të bëjë trajnim të të punësuarve në më shumë institucione në vend, ndërsa vendin qendror e ka Sekretariati për çështje evropiane, i cili ka rol kyç në procesin e integrimeve. Ky projekt mbështetet nga Agjencia franceze për zhvillim./ABC News Albania 24/7