Vëllai i Kryeministrit pohon postin tek Partizani

schedule12:15 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 12:15 - 5 Dhjetor, 2017

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, flet për abc neës-in mbi kursin për drejtor sportiv që po zhvillon në Federatën Shqiptare të Futbollit. Rama komentoi edhe lajmet se ai do të jetë drejtues tek Partizani.

A mund të quhet përforcim për titullin?

Si profesionist duhet parë, por si emër tërheq shumë vëmendjen Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, që ka nisur kursin për t’u licencuar si drejtor sportiv.

Partizani përflitet se dëshiron ta ketë në stafin drejtues, dhe përgjigja e ish-basketbollistit të Dinamos, është kjo, ndërsa ndodhet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.

Në çfarë pozicioni do të jetë Olsi Rama te kryeqytetasit, thjesht drejtues apo edhe aksioner?

Dikur me basketbollin tek Dinamo, tani me futbollin tek Partizani.

Me kë është tifoz ai?

Të dy vëllezërit Rama kanë luajtur basketboll tek Dinamo me trajner Arben Fagun, me babanë e tyre, skulptorin e njohur, Kristaq Rama, që i futi në rrugën e sportit, ndërsa edhe ai vetë ka qenë atlet në rininë e tij./abcnew.al

https://youtu.be/UtEh5VPUfOc