Pas fitores kundër Frankfurt, Carlo Ancelotti merr titullin e tij të 23-të si trajner dhe shënon një tjetër rekord të një karriere të jashtëzakonshme. Pasi u bë trajneri i parë që fitoi kampinatin në pesë liga të ndryshme dhe që fitoi katër Champions League, në Helsinki tekniku italian përditëson tabelën e tij personale dhe gjithashtu bëhet i pari që siguron katër Superkupa UEFA.
Tre sukseset e para në Superkupën evropiane Ancelotti i fitoi dy në stolin e Milanit, në 2003 dhe 2007, dhe një në atë të Real Madrid në 2014. Rezultatet që së bashku me triumfin e fundit në stadiumin Olimpik të Helsinkit e lejuan të shkëputej nga rënditja Pep Guardiola.
Por suksesi me Eintracht-in nuk e ndihmoi vetëm Ancelottin të shtonte listën e rekordeve. Fitorja e Superkupës së UEFA-s në fakt ishte e dobishme edhe për Karim Benzema për të shënuar një gol shumë të rëndësishëm personal. Falë dyfishimit të shënuar në pjesën e dytë (e 324 -ta me fanellën e Merenguesit), sulmuesi francez kaloi Raul (323 gola) në renditjen speciale të të gjitha kohërave të golashënuesve të Real Madridit, duke u vendosur pas vetëm të paarritshmit Cristiano Ronaldo në lartësinë e 451 golave./ h.ll/abcnews.al
? ¡Sí, sí! ¡Llevas 324 GOLES con nosotros, @Benzema! #SuperCup pic.twitter.com/DYZmzW9afh
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 10, 2022